TEKSTESHQIP

Elita 5
Fol Vetem Fol
Lyrics

Fol, fol, vetëm fol
fol, fol, vetëm fol

Nga ankthet e rreme po vdesim ngadalë
gjithçka që na duhet, është shndërruar në fjalë
Jemi bërë të gjithë mjeshter të fjalimit
do t'i nxjerrim veshët jashtë përdorimit
Me fjalë e gjejmë zgjidhjen ideale ideale
çështjen do ta bëjmë internacionale

Fol, fol, vetëm fol
fol, fol, vetëm fol
fol, fol, vetëm fol
Të gjithë bërtasin
askush nuk dëgjon

Nëpër kafene do të gjesh pa frikë
çaj e tym duhani, dhe boll politikë
Jemi bërë të gjithë mjeshter të fjalimit
do t'i nxjerrim veshët jashtë përdorimit
Me fjalë e gjejmë zgjidhjen ideale ideale
çështjen do ta bëjmë internacionale

DËRGOI: