TEKSTESHQIP

Elita 5
Fat Në Fatkeqësi
Lyrics

Gjysmë engjëll, gjysmë dreq,
N’jetën time hyre ti,
Dhe se di është mirë a keq,
A je fat në fatkeqësi.

Isha humbur isha tretë,
Jetoja si një robot,
Për një dashuri të kotë,
Këndoja këngë e derdhja lot,

Je mallkim prej dashurie,
Por nuk të mbytë,
E mi shkrive ëndërrat,
Vështrimi yt mi vërbon sytë.

Tani qeshem si i çmendur,
Se për vete s’të bëra dot,
Nga pikëllimi shpirti m’digjet,
Dua ta shuaj por e kam kot.

Kur i pashë hijet e zeza
Vizatonin fatin tim,
Përnjëherë më iku shpresa,
Tash e di je veç mallkim.

Ti nuk erdhe e unë mbeta,
I dëshpruar sikur më parë,
Më mbyt kjo vetmi plot njerëz
Ndaj dhe qeshë kur duhet qarë.

DËRGOI: