>
BIOSHQIP
Biografia
Elita Rudi eshte moderatore e mirenjohur ne trevat shqip folse. Ka lindur me Gjakove me 28.06.1993 ku perfundoi vetem klasen e pare dhe u shpergulen familjarisht ne Prishtine. Ajo ka filluar punen qe ne moshen e re ku ka punuar si 13 vjecare si Deputete e Asambles Komunale se femijeve te Prishtines. Me pas ajo ka punuar rreth 3-4 vite ne Qender Rinore ku ka ndihmuar familjet ne nevoj, ka ndjekur shume trajnime te ndryshme ku gjithashtu se bashku me vullnetaret tjere kane organizuar edhe koncerte humanitare ne sheshin e Prishtines gjithashtu ka organizuar edhe aktivitete te ndryshme me Femijet me Aftesi te kufizuar. Pas shkolles se mesme te perfunduar ne gjimanzin “Sami Frasheri” ajo ka vazhduar studimet ne fakultetin Ekonomik drejtimi Marketing. Elita ka vazhduar punen ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sportit ku gjate punes aty iu ofrua te jete njera nga prezantueset e PriFilmFestit ku u pelqye shume nga publiku dhe spikati ne nje fushe te re e cila ishte Prezantimi.

Ajo vendosi te largohet nga Ministria per te ndjekur tashme profesionin e saj si Prezantuese ne emisionin e saj te pare “ExpressRoze”. Ky emision ku qe nga fillimi u prit shume mire nga audienca. Ajo pas ktij projekti kishte emisione edhe te tjera si “EliteShow”, “EliteZone” dhe i fundit ishte “Promenade Vere” ku ajo u terhoq nga moderimi per te krijuar familje se bashku me reperin e mirenjohur Gjiko.

Ajo lindi djalin e saj Zeri Gjikollin dhe pas 2 vite vajzen Bota Gjikolli.

Familja e saj eshte nder familjet me te dashura nga publiku. Por gjate kohes se pauzes ajo ishte mjaft aktive ne rrjete sociale ku eshte moderatorja dhe influencerja me e ndjekur ne Kosove me perplot 1 Milion ndjekes. Ajo shpesh here ka ndare ne rrjete sociale edhe talentin e saj ndaj gatimit ku ka thene ne shume intervista qe eshte njera nga pasionet e saja. Pauza e saj ishte rreth 4 vite ku ne vitin 2023 ajo iu kthy botes se ekranit ne prezantim te “BigTalk” emision percjelles i BigBrother ne Klan Kosova ku vazhdon ende sot.

Më datë 17 Mars 2016, Elita Rudi publikon videoklipin "Anderr". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Elita Rudi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016. Elita ka zgjedhur që këtë herë të testojë veten në një zhanër tjetër të artit, muzikën. Kënga e saj debutuese është një projekt për të cilin Elita është përkushtuar shumë duke u kujdesur për çdo detaj. Përveç këngës, vëmendjen e fansave të modeles e ka rrëmbyer edhe videoklipi i saj romantik dhe djali që e shoqëron në video. “Ai është Rroni, trajneri im i Salsa-s”, zbulon ajo, teksa pranon se është një adhuruese e zjarrtë e kërcimeve latine, detaj ky që e bën një romantike të “pashërueshme”. E pyetur se cilat janë raportet e saj me romanticitetin dhe sa romantike është Elita në përditshmëri, ajo thotë, – “Varet me kë. Nëse mendoj që është personi i duhur, atëherë jam romantike. Nuk është këngë për të gjithë njerëzit, nuk është komerciale”, ka treguar ajo. Vajza që i ka fituar zemrën këngetarit kosovar Gjiko, vjen sa e ëmbël me zërin melodioz në hyrje të këngës që duket si një baladë, por edhe aq shpërthyese në vazhdim, teksa transmeton energji dhe mjaft talent. “Unë e dua artin dhe të bukurën, ndaj nuk do ta cilësoja bindje, sepse ato tinguj që më flejnë në shpirt i reflektoj përmes “andrrës” time”, -tregon ajo.