>
BIOSHQIP

Eliza Hoxha, Arkitektura Apo Muzika?

20-03-2012
Nje pune te madhe jashte profesionit te kenges e ben edhe kengetarja e njohur Eliza Hoxha, e cila studimet post-diplomatike i ka te kryera ne Belgjike. Ajo aktualisht punon si profesoreshe e arkitektures dhe ka edhe projekte te tjera te herepashershme lidhur me dizajnin urban dhe hulumtimet lidhur me fushen e saj te interesit.

"Nuk kam dashur te mbetem vetem me kengen, por edhe te bej pune te tjera. Profesioni im ne te cilin kam studiuar eshte arkitektura, ku vazhdoj te punoj ne disa projekte te mia. Mirepo here pas here edhe shkruaj kolumne per kulturen urbane", thote ajo.

Ne nje interviste ekskluzive per agjencine e lajmeve NOA.al, rrefen projektet me te reja, shfaqjet e saj te rralla dhe raportin e saj mes Shqiperise dhe Kosoves. Ajo tregon se nuk i programon daljet ne media dhe ne skene, por se shfaqet kur ka cfare te thote. Me tej kengetarja e vleresuar per zerin e saj melodioz thote se eshte e dyjezuar mes skenes dhe punes si pedagoge ne Universitet dhe se kjo eshte nje nder arsyet qe e mban larg nga skena

NOA: Jeni nje nga kengetaret me te dashura te publikut shqiptar, kur do t'ju shohim serish ne skene?

Une punoj me nje vazhdimesi por duke qene se behem e dukshme per te tjeret vetem kur ka pune per te prezantuar dhe jo per gjera te tjera, kjo ndoshta edhe mund te ndikoje ne perceptime te caktuara te mungeses sime ne skene.

NOA: Tashme ne prag te edicionit te ri te Top Fest keni plan per te qene pjese e tij?

Per momentin kam projekte te tjera duke punuar, plus dhe puna e rregullt ne Universitet nuk me le kohen e duhur per t'u perkushtuar maksimalisht per nje pjesemarrje festivali...

NOA: Cili eshte projekti juaj me i afert?

Libri im me titull "Qyteti dhe dashuria" i cili eshte nje permbledhje e publikimeve te mia mbi kulturen urbane dhe i cili pritet te dale se shpejti, shpresoj gjate muajit prill.

NOA: Suksesi juaj i perket sa Shqiperise edhe Kosoves, ku e ndjeni veten me mire?

Nuk i ndaj aspak, ngase une gjithnje i kam konsideruar te dy pikat si pjese e nje platforme te perbashket kulturore te cilat kane shume per ti dhene njera tjetres, per te mesuar nga njera tjetra, per t'u njohur me mire me njera tjetren deri ne misherim te asaj qe une e quaj vlere kulturore mbarekombetare.

NOA: Jeta juaj private eshte perfolur ne media, por asnjehere nuk eshte mesuar shume per te, a ka te reja per Elizen?

Eshte private dhe duhet te ngelet e tille besoj...

NOA: Ju keni shkruar edhe vete ne media, cili eshte raporti juaj me gazetaret?

Une kam shkruar per median, por nuk kam punuar ne media... Shkrimet e mia kane qene kolumne dhe nuk kane cenuar asnehere hapesiren e punes se asnje gazetari ne cilendo media ne Kosove ku une kam botuar. Duke qene se fryma dhe tema qe kane shtjelluar shkrimet e mia ka qene gjithnje e trajtuar me shume ne idene e informates se sa reflektimit mbi ndonje fenomen te caktuar urban, keto shkrime lehtesisht kane gjetur vendin e tyre ne media.

NOA: Kur do e shohim Elizen serish te performoje ne Shqiperi?

Nuk e di, ndoshta neser... (Qesh)

NOA: Konsideroheni si nje artiste qe shfaqet rralle, por kur shfaqet qellon ne shenje. Ju, i programoni daljet tuaja ne skene?

Nuk i programoj, pasi duke bere edhe shume pune te tjera shpesh edhe nese kam ndonje plan muzikor ndodh edhe zhvendoset per shkak te puneve te tjera... Une zakonisht shfaqem kur kam cfare per te thene permes kenges sime...

NOA: A keni ne plan te nxirrni nje album te ri?

Ka nis qe moti ky albumi im i trete po qe s'po mbaron dot...shpresoj te dale kete vit.

NOA: Si i komentoni ato kengetare qe kane me shume albume se sa muaj a vite ne skene?

Nuk jam une ajo qe mund t'i komentoj e as t'i gjykoj, asnje nga kengetaret. Mendoj qe te gjithe ne vendosim vete per veten tone se si deshirojme te shfaqemi, ku te shfaqemi dhe me cfare apo me ke te identifikohemi.
(ariola ymeraj / noa)

Eliza Hoxha, Arkitektura Apo Muzika?