>
BIOSHQIP

Eliza Hoxha, Përtej Këngës Dhe Arkitekturës

06-04-2013
Ate te gjithe e njohin si kengetare shume te mire, nderkaq eshte me profesion arkitekte, e kemi fjalen per te mirenjohuren Eliza Hoxhen. Por pak kush e di qe ajo eshte e gjithanshme, sepse Eliza eshte edhe nje shkrimtare. Vetem para pak ditesh ka nxjerre ne treg librin e saj “Qyteti dhe dashuria”, nje ditar urban. Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha tjeter”, Eliza flet per kete pasion te sajin, qe eshte te shkruarit, si dhe per projektet e saj per te reja sa i perket muzikes.

Ju sapo keni nxjerre ne treg librin tuaj te pare “Qyteti dhe dashuria”, na flisni dicka me shume mbi kete liber…

Libri “Qyteti dhe dashuria”, eshte permbledhje e kolumneve te mia javore te botuara neper gazetat ditore “Express”, “Zeri”, “Koha ditore” midis 2007 -2011, nen kornizen “ditar urban”. Keto kolumna kane trajtuar tema te ndryshme te sferes urbane, duke reflektuar mbi qeverisjen e qytetit, premtimet e pa permbushura, imazhin dhe identitetin e qytetit, miopin e apatine qytetare e po ashtu edhe per imagjinaten dhe kreativitetin, qe qytetin e ben te gjalle njekohesisht dhe i jep shprese per te ardhmen. Teknika e perdoruar ne keto shkrime, eshte ajo e rrefimit, duke qene se ne kete forme zbutet gjuha profesionale, ne menyre qe rrefimi te jete me i afert me grupe te ndryshme te interesit pertej komunitetit profesional. Metoda e rrefimit si nje qasje e re mbi reflektimin dhe planifikimin e qyteteve ne konditat post-moderne, pertej shenjimit te ngjarjeve po ashtu jep mundesi edhe ne interpretimin e tyre duke lejuar hapesire per rrefime te reja per qytetin dhe duke na e bere me te afert procesin per te.

Si ju lindi ideja per te bere nje liber, mos ndoshta nga dashuria qe keni per arkitekturen?

Libri vjen pikerisht si rezultat i dashurise per vendin ku perkas dhe ku jetoj. Duhet ta kuptojme se qyteti eshte produkt i kultures sone te pergjithshme dhe menyra se si ne e formesojme ate, do te jete me pas menyra se si do te na sherbeje ai neve me pas. Dhe ne kete rrugetim, pergjegjesi kemi te gjithe, jo vetem arkitekte e planere urbane, por edhe ekonomiste, sociologe, filozofe, artiste dhe qytetaret ne pergjithesi. Kishin kaluar dy vite prej se po shkruaja dhe profesori im me te cilin punoj ne Universitet, i cili dikur edhe ishte mentori im, propozoi qe nje dite t’i permbledhe ato, pasi jo te gjithe njerezit i kishin lexuar te gjitha dhe jo vetem kaq. Duke qene perbrenda nje libri edhe gjenerata te reja, pas 10 a 20 vitesh mund te kene qasje ne keto rrefime, ne menyre qe ta kuptojne me mire qytetin e Prishtines dhe idene se pse ky qytet eshte ne kete gjendje, apo cfare e solli ate deri ne kete pike, duke qene se presionet e medha dhe dinamike te tranzicionit, Prishtina nuk arriti t’i absorbonte te gjitha per te mire.

Do ju shohim ne te ardhmen edhe si shkrimtare te nje zhanri tjeter, ndonje romani per shembull?

Nuk e di, nuk e kam menduar…ndoshta edhe mund te ndodhe…

Mendoni se pena eshte talent, apo kultivohet nder vite?

Duhet te kesh talent patjeter, pasi vetem nese ke talentin mund te jesh unik ne ate qe shkruan, ne menyren se si e shtron apo si e interpreton ngjarjen. Pjesa tjeter teknike e shkrimit edhe mund te kultivohet… thjesht duhet te jesh i informuar dhe te lexosh, njekohesisht te njohesh dhe format e shkrimit.

Po leximi i librave, sa te ndihmon ne faktin qe edhe ti vete me pas, te shkruash…

Leximi eshte baza e shkrimit. Si mund te shkruash pa lexuar fare? Andaj sa me shume lexojme, aq me shume hapemi ndaj fenomeneve qe na rrethojne, aq me te vemendshem behemi dhe nuk mund te qendrojme indiferente. Dhe ne kete rrugetim leximi e shkrimi, ne prodhojme rrefime te reja per t’u lexuar nga gjeneratat e ardhshme.

Ju tashme jeni nje arkitekte qe kendoni dhe qe shkruani shume bukur, nese ne te ardhmen do t’ju duhej te sakrifikonit njerin prej tyre, prej cilit profesion do te hiqnit dore?



(Qesh) Kjo eshte dicka qe me percjell si hije tash sa kohe dhe mendoj se flet shume per mendesine tone kolektive…Ka shume vite tani qe njera pale, ajo muzikore mundohet te zbehe ate pjese timen duke qene se punoj tash 10 vite ne profesionin tim primar – arkitekturen. Dhe ne anen tjeter, per 5 vite prej se shkruaj, kjo pala tjeter mundohet te minimizoje vleren e tyre, pikerisht per faktin se une kendoj. E une mendoj se jam kjo qe jam, pikerisht per shkak te te dyjave, duke qene se per te dyja kam dhene shume dhe te dyja me kane dhene shume, duke me formesuar nder vite. Asnjehere s’e kam kuptuar pse begatia e nje njeriu apo dickaje duhet te mohohet? Kudo tjeter ne bote, kjo begati do te vleresohej dhe do te zinte vendin e duhur. Ndersa tek ne, duhet me patjeter te perjashtohet njera per tjetren ose anasjelltas…Por ne ne fakt, te ketille jemi edhe ne qasjen tone ne qytet. Asnjehere nuk mendojme se ajo qe e kemi gjetur mund te bashkejetojne dhe te komunikojne mire me dicka te re. Cdo sistem dhe cdo grup interesi i lidhur me parane sot e nder shekuj, shlyen, zhvlereson dhe shkaterron gjithcka qe ka qene per te mbivendosur kenaqesine e radhes ne qytet duke mohuar tjetren. Kjo kulture mohimi e perjashtimi si ne aspektin fizik, si ne aspektin social, ekonomik e kulturor, eshte ajo qe nuk na le te hapemi e te zhvillohemi permbajtesisht, shendetshem e qendrueshem.

Mendoni se edhe kur te keni krijuar familjen tuaj, do te gjeni kohen per keto pasione tuajat?

Cdo kondite ka specifikat e veta dhe ne kete rrugetim edhe prioritetet nderrojne. E rendesishme eshte qe nuk perjashtohen nga jeta, por mund te kene nje moment dhe hapesire te re reflektimi.

Si e organizoni ju diten qe t’i kryeni te gjitha obligimet, pra si nis dhe perfundon nje dite e juaja?

Ka nga ato dite qe jane rutinore per shkak te punes ne Universitet dhe ka te tjera kur une i aranzhoj punet e tjera, sipas qejfit tim. E rendesishme eshte se te gjitha punet qe bej jane edhe profesione edhe pasione ne te njejten kohe, por qe asnjehere nuk behen paralelisht te gjitha…prandaj kjo zhvendosja e kufijve dhe misherimi i tyre ne shume raste me jep liri te jashtezakonshme, te bej gjerat qe une dua.

Mos valle kengen e keni lene pak pas dore gjate kesaj periudhe?

Nuk mendoj se e kam lene pas dore kengen. Une vitin qe shkoi kisha dy projekte muzikore, njera si pjese e fushates “kunder migrimit ilegal”, bashke me organizaten nderkombetare IOM ne Maj 2012, si dhe prezantimin ne festivalin “Kenga Magjike” me kengen “Mbetem”, qe me siguroi cmimin e kritikes. Ndoshta per faktin qe prodhimet muzikore jane te shumta ne keto kohe, por edhe per shkak te nje lloj marketingu ku trumbetohet ende pa filluar kenga, duke u bere kenga, sapo te perfundoj kenga, deri sa te behet klipi etj,etj,etj… per ta pare ne fund nje produkt, 4 minutash… Une nuk jam shume tip trumbetash dhe zakonisht kam deshire te jem ne medium kur kam cfare te prezantoj dhe cfare te ndaj tamam me publikun.

A do te kemi nje klip tuajin se afermi?

Projekti video-muzikor i radhes, eshte nje projekt i filluar qe ne dhjetor te viti te kaluar, por per faktin qe eshte teper i ndjeshem per ceshtjen qe trajton, puna rreth tij po shkon ngadale. Kenga dhe klipi do te trajtojne ceshtjen e femrave te dhunuara seksualisht gjate luftes se fundit ne Kosove. Projekti konceptualisht flet per heshtjen e dyfishte – heshtjen e kesaj kategorie te femrave, si e vetmja forme e jetes per to ne Kosoven e pasluftes dhe vizavi kesaj heshtjen tone kolektive karshi kesaj kategorie te viktimave te luftes tash e 14 vite.

Cfare surprizash te tjera do te kemi nga Eliza gjate ketij viti?

Pertej projektit muzikor qe permenda, ky vit do te sjelle edhe nje album shume unik – retro.



Mendoni se i keni realizuar te gjitha endrrat tuaja deri tani?

Si mund te jetoje nje njeri pa endrra…Une jam person shume kerkues edhe ndaj vetes, por edhe ndaj rrethit….Ka shume nga endrrat qe kane ngelur ne kujtese, sepse jeta nuk ka qene edhe aq e embel ne Kosove ne kohen kur une isha adoleshente… Sidoqofte disa jane realizuar me vone, disa paralelisht…e rendesishme eshte te mos pushosh se enderruari. Ato jane motori qe e bejne njeriun te ece perpara, te perparoje te zhvillohet si nje proces, pergjate te cilit realizojme edhe veten tone.

Cila eshte endrra juaj ende ne sirtar, e pa realizuar?

E thashe edhe me heret, ka disa… por kur e mendoj sot…edhe mire qe nuk jane bere realitet…jam shume e lumtur me keto cfare jane realizuar deri me sot.

Skena ku do ju shohim se afermi?

Skena sot eshte kudo, limitet apo perkufizimet e saj po ndryshojne perdite,…(qesh).
(YLLKA SELITA KOHA JONE)

Eliza Hoxha, Përtej Këngës Dhe Arkitekturës