>
BIOSHQIP

Eliza Hoxha Kundër Përdorimit Të Fjalëve Të Huaja Nga Kolegët

07-01-2014
Përdorimi i fjalëve të huaja në vend të fjalëve shqip në vendin tonë, duket se e kanë shqetësuar shumë edhe këngëtaren e mirënjohur Eliza Hoxha. Ajo, përmes rrjetit social ‘Facebook’ është deklaruar hapur kundër përdorimit të fjalëve të huaja, atëherë kur flasim shqip, ndërsa ka shprehur edhe shqetësimin e saj përmes një statusi, përballë kësaj ‘manie’ që dita ditës po rritet.



“Pse duhet me thane "fale devocionit tuaj ( nga : devoted) kur mundet me thane : fale perkushtimit tuaj...S'po kuptoj ku don me shku gjuha shqipe nga "avansimet" gjuhësore të panevojshme ...”, kishte shkruar këngëtarja mesditën e së hënës.


Eliza Hoxha Kundër Përdorimit Të Fjalëve Të Huaja Nga Kolegët