>
BIOSHQIP

Eliza Tashmë Edhe Me Emision Televiziv

11-10-2014
E filloi karrierën e saj si këngëtare para shumë viteve. Por kjo nuk ishte e tëra me të cilën merrej këngëtarja e mirënjohur Eliza Hoxha.

Ajo ka studiuar edhe për arkitekturë, arsyeja që ndoshta e ka penguar këngëtaren që një kohë t’i mungojë skenës muzikore. Tani Hoxha është rikthyer prapë në skenën televizive, por kësaj here me diçka tjetër.

Ka të bëjë me emisionin ‘Çelësi’, që ka të bëjë me organizmin e orendive të shtëpisë, stilet dhe detajet e dhomës së ditës. Ndër të tjera, më 2 prill 2010 këngëtarja u nderua me çmimin për "Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës", nga ana e Shoqërisë së Arkitektëve të Kosovës.
(Tribuna)

Eliza Tashmë Edhe Me Emision Televiziv