>
BIOSHQIP
Biografia
Elizabeta Krasniqi është këngëtare pikërisht nga vendi i Zambakut, nga Prizreni. Një debutuese mjaftë e suksesshme e këngës live e cila mori pjesë në shumë festivale si: Top Fest, Kënga Magjike, Zambaku i Prizrenit etj. Angazhimet artistike i ka të shumta nëpër koncerte e mbrëmje muzikore si dhe aktualisht është drejtoreshë e shkollës private të muzikës, artit dhe baletit "Mjellmat" në Ferizaj ku jeton. Elizabeta merr pjesë për të disatën herë në festivalin Zambaku i Prizrenit, ku dhe ndër vite është shpërblyer me çmime.

Elizabeta Krasniqi dhe Blerim Emerllahu, Bardhyl Abazi, Artan Hasani, Fitim Halimi e Premton Maliqi, anëtarë të grupit “Black Shoes Band”. Paraqitja e parë e bendit 'Black Shoes Band' ka qenë në shtator 2012 dhe pas një kohe të shkurtër filloi edhe bashkëpunimi me këngëtaren Elizabeta Krasniqi nga Prizreni. Bendi përbehet nga: Blerim Emerllahu, klarinetë, Bardhyl Abazi, kitarë, Artan Hasani, klaviaturë, Fitim Halimi, korno, Premton Maliqi, bateri. Këngët e vjetra qytetare dhe argëtuese shqipe dominojnë ne repertorin tonë, zakonisht të përpunuara në ngjyrën dhe në stilin tonë, por nuk mungojnë as këngët e huaja. Respekti, puna dhe serioziteti janë arsyet që ne funksionojmë në mënyre perfekt si bend. Kjo mund të shihet edhe prej angazhimeve të shumta që kemi nëpër organizime të ndryshme”, ka thënë ai.

Në Gusht 2008, Elizabeta Krasniqi merr pjesë në Zambaku i Prizrenit 2008 me këngën "E Jotja Jam".

Më datë 1 Korrik 2014, Elizabeta Krasniqi & Black Shoes Band publikojnë videoklipin "Limonada". Premton Maliqi, i cili njëherësh është basist në grup, ka treguar se meqë tani jemi në stinën e verës, ata kanë menduar se kënga duhet të ketë si temë diçka më verore, prandaj ia kanë vënë titullin “Limonada”. “Muzikën e ka bërë Artan Hasani, tekstin Visar Emerllahu. Sa i përket zhanrit të muzikës e kemi bërë një lloj miksimi të rrymave, sepse kënga përmban disa elemente regmuzike të Ballkanit dhe me një ritëm të gjallë”, ka theksuar ai. Maliqi ka bërë me dije se xhirimet e spotit janë realizuar në Ohër dhe në Strugë nga produksioni “Illija”.

Në Nëntor 2014, Elizabeta Krasniqi & Black Shoes Band marrin pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Bashke". Fillojnë të këndojnë bashkë në Kosovë në vitin 2011 dhe ne vitin 2014 vendosën të prekin edhe Tiranën. Elisabeta Krasniqi dhe “Black Shoes Band” erdhën për herë të parë tek “Kënga Magjike”. Ndonëse nga tre qytete të ndryshme të Kosovës muzika i ka bashkuar “Këpucët e zeza”. Përse ky emër? “Sepse duam të tregojmë që muzika jonë është serioze dhe me klas, ashtu si këpucët e zeza”, na thonë.

Në Qershor 2019, Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku marrin pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Ura E Dashurisë" e autorit Veton Perolli, teksti Musa Bushrani dhe orkestrimi nga Edon Ramadanit.
KATEGORI: