>
LETERSISHQIP

Akuarel

- Për Skraparin -
Nuk e di ç’ mendoi perëndia!
Kur filloi të hidhte ty mbi letër...
Të merrte nga pak nga gjithë gjithësia,
Dhe filloi nga malet mbretër!

Zbriti nga majat në brigje dhe fusha,
me ngjyrat e ylberit i qendisi për merak.
Dhe pak më poshtë ndër gurë e gëmusha,
Lumin akull të ftohtë, me ujë të kristaltë!

Katër stinët veç aty hedhin valle!
Në dimër dëborë, e bardhë, e brishtë,
Pranverë, verë, lozonjare...
Dhe vjeshtë e artë, mbushur me musht!

Diku atje fluturon mendja dhe shpirti!
Të mbaj lulet erëmira kurorë,
Të pi ujë nga burimi i ngrohtë i dimrit,
Dhe të lahem në verë në lumin gjarpëror!