>
LETERSISHQIP

Per Babain Tim!!!

E mbaj mënd fare mirë, si mund ta harroj?
Atë buzëqeshje që fshihte të shkretat halle.
Sytë e zinj, të mëdhenj, të përlotur kujtoj.
Atë shpirt të mirë, atë zemër të madhe!

Si mund të harroj unë zërin tënd,
Fjalët e tua të ëmbla, gjithë mirësi!
Sa herë i dëgjoj e më vijnë në mënd,
Sa herë në heshtje më sjellin tek ti...

Shoh aty ku punon, e duart cop e gjak,
Në dimër, në dëborë, shi dhe acar.
I palodhur, pa gjumë ditë edhe natë...
Eh, të mundësha të mbaja, sikur, një hall!

Çdo rrudhe e ballit mbuluar vuajtje shumë,
Por asnjëherë nuk na tregove ti mërzi.
Veç dashurinë për ne e derdhe si lumë,
I qeshur hapje krahët, e na merrje në gji!