Tema: Poezi Për Vendlindjen
Shijaku Im I Vjeter
Shtepia nje kateshe,
mbrapa pallatit t'kultures,
perballe kinemaja,
djathtas lagjja e matanures.
Ne qender lulishtja
dhe monumenti i deshmoreve,
majtas ndodhej mapoja
dhe afer saj nje bylmetore.
Ne te djathte nje kepuctar,
fotograf dhe embeltore,
pak me siper ndodhej posta,
perballe saj nje akullore.
Per te shkuar ne gjimnaz,
zgjidhja rrugen nga kinemaja,
kur kthehesha,i bija nga qendra,
Shijaku per mu, ishte dynjaja.
Kane kaluar vite,
qe jetoj e larguar,
sa here qe kthehem,ndihem e huaj,
Shijak i dashur, shume ke ndryshuar!
- Poezi nga Elona Musaj
- U dërgua nga Elona76 -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Elona Musaj
Komente 0