Tema: Poezi Për Gëzim
Lekundesja
Sot mendimet nga s'me cojne,
dhe ndihem e gezuar,
copeza kujtese behen bashke,
bej nje xhiro n'kohen e shkuar.
Jemi tek none Tixhja,
te oborri i shtepise,
njezet e nje nipa e mbesa,
lagjja gumezhin me zera t'rinjsh.
Ne fund te oborrit,
ndodhet lekundesi,
per t'fluturuar mbi cati,
nje nga nje ne te ulemi.
Te qeshurat nuk ndalen,
barkun e mbajme me dore,
kur mbi lekundese hypin nenat,
dhe s'ka kush ti frenoje!
- Poezi nga Elona Musaj
- U dërgua nga Elona76 -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Elona Musaj
Komente 0