TEKSTESHQIP

Elsida Sinaj (Eli)
Treni I Ndarjes
Lyrics

Studente te varfer ne atehere ishim
me xhepa plot me enderra mbushur
rrugeve te kryeqytetit
shetisnim si boheme te lumtur

Per librat flisnim, per poezite
dhe pastaj qeshnim fare kot
sepse na dukej si per çudi
sikur e jona ishte kjo bote

REF:
Erdhi nje dite, siç ndodh ne jete
si nje aktor dole nga skena
treni i ndarjes po te pret
ti je sirena,
ti je sirena,
ti je sirena
treni i ndarjes po largohet
nuk ka me shpresa, s'ka me dilema
brenda ne gjoks zemra therrmeohet
ashtu siç ndodh pas çdo stuhie
ne dhome mbreteron qetesia
ne nje valixhe, bashke me rrobat
ti more dhe ditet e mia

Tani pa ty shetis ne rruget
te mbushura plot me kujtime
nese nje dite vendos te kthehesh
ti thjesht trokit ne zemren time

REF:
Erdhi nje dite, siç ndodh ne jete
si nje aktor dole nga skena
treni i ndarjes po te pret
ti je sirena,
ti je sirena,
ti je sirena
treni i ndarjes po largohet
nuk ka me shpresa, s'ka me dilema
brenda ne gjoks zemra therrmeohet
ashtu siç ndodh pas çdo stuhie
ne dhome mbreteron qetesia
ne nje valixhe, bashke me rrobat
ti more dhe ditet e mia