>
BIOSHQIP

Eltina Minarolli Bën Klipin E “Stay” Përpara Rihannas

08-02-2013
Rihanna publikoi ne fillim te janarit nje balade me titullin "Stay", qe shpejt u shnderrua ne nje hit boteror. Kenga eshte pjese e albumit te saj "Unapologetic" (2012), por klipi zyrtar i kenges ende nuk eshte lancuar. Ne fakt, sipas instagramit te kengetares, xhirimet kane filluar dite me pare, nen drejtimin e regjisores Sophie Muller dhe videoja pritet te dal ne treg se shpejti. Ne nderkohe, cifti shqiptar, Eltina Minarolli dhe Ardit Cuni, me vokalet e tyre te mrekullueshem, duket se kane bere nje pune te shkelqyer me nje "cover" te kenges, e qe per dallim nga te tjeret, eshte shoqeruar edhe me nje video impresionuese. Keshtu, fale shqiptareve, edhe kjo kenge e Rihannes, u be para kohe me nje videoklip profesional, qe ka marre nota te larta nga vizitoret ne Youtube si nje nder cover-at me te bukur deri me tani. Projekti eshte realizuar nga produksioni "Sebastian".
(Albavipnews)

Eltina Minarolli Bën Klipin E “Stay” Përpara Rihannas