>
LETERSISHQIP

Për Ty Ju Luta Qiellit

Sa u dëgjua kënga e këndezit
ndër orët e para në mugëtirë,
prita që me freskun e mëngjesit
të më vishë aty ndaj të gdhirë.
Rrahjet e zemrës duke numëruar
sa shumë i jam lutur qiellit,
prita që si dritë e praruar
të më vishë me rrezet e diellit.

Duke nxjerrë shkëndija si stralli
prita që kur dielli të ulesh,
të më vishë si një zanë mali
e veshur me petale lulesh.

Prita dhe prita ndër vite
që sëbashku me flladin e erës
si një rreze e bardhë drite
të më vishë me zogun e verës.
Të prita, dhe nga pritja e gjatë
do sh’ndërrohem në një copëz gur.
– Pse të jem kaq shumë i pa fat ?
As në ëndërr nuk më erdhe kurrë.