>
LETERSISHQIP

Zemer E Thyer

Një zemër e thyer, nuk mund me te bashkohet,
E as nuk mund te qepet me fije e gjilper.
Behet plage e hershme ku gjaku nuk shterrohet,
Pikon hemoragjia e s’rresht nje jete te tere.!

Zemra qe eshte thyer, kurre s’do te jete ne gjendje
Te marre rreze te ngrohta nga nje zemer tjeter.
Cdo goditje e saj eshte edhe nje dhimbje,
Nje dhimbje qe s harrohet sado te jete e vjeter.!

Një zemër e thyer nuk mund me te besoj,
Ne cdo cep te saj shpresa eshte e zhdukur.
Nuk mund te marri shembull e as te krahasoj,
Nuk di as te dalloj se c eshte per te e bukur.!

Nje zemer qe eshte thyer veshtire te marri fryme,
Ka nevoje te kapet pas ndjenjes “dhembshuri”..
Ne pragun e harreses gjithmone nje dallge e shtyne,
Eshte dallga e deshires se quajtur “dashuri”..!

Një zemër e thyer jo, nuk mundet lehte te falë,
Por gjithashtu nuk mundet, qe të marrë as hak.
Ne vite do te mbetet nje plage e mbushur mall.
Dhe pse brenda vetes pike-pike do t’rrjedhi gjak.!