>
BIOSHQIP

Elton Deda Nis Procedurat E Divorcit Nga Bashkëshortja

27-03-2012
Nje lajm qe ne fillim qarkulloi ne forme thashethemi, pastaj u pasua nga disa shkrime te shkurtra ne media, dhe tashme eshte bere fakt. Fjala eshte per kantautorin e njohur, Elton Deda, i cili sapo ka nisur procedurat e divorcit nga bashkeshortja e tij, Jola Mani, pas shtate vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Martesa e tyre e jetuar ne SHBA duket ka pesuar krisje, ashtu sic u komentua me rikthimin e Elton Dedes ne Tirane, edhe pse kantautori nuk pranoi te flase asnjehere per kete ceshtje te jetes se tij private.

Elton Deda u kthye ne Tirane ne vjeshten e e vitit 2011, duke pohuar se nuk e kishte vendosur ende nese do te rikthehej pergjithmone per te jetuar ne Tirane si beqar, apo nese ky ishte nje rikthim i perkohshem per muziken. Edhe pse kishin filluar te qarkullonin fjalet se ky ishte nje vendim i tij pas problemeve ne familje dhe krizes ne martese, ai nuk pranoi te fliste absolutisht ne media per kete ceshtje. Ne nje interviste dhene per gazeten "Panorama" pas rikthimit, ai iu pergjigj me rezerva pyetjes se pse kishte vendosur te rikthehej ne Shqiperi, gje qe e mbante larg nga familja.

Ai u pergjigj se "njerezit kane deshire dhe ambicie te ndryshme ne jete, une largohem tani, afrohem me vone. Planet e mia nuk jane te perhershme. Por qe te behem aq egoist saqe t'i propozoj nje kthim familjes ne Shqiperi, nuk do ta beja dot. Jeta ime mund te jete e ndare mes dy kontinenteve, por kjo eshte nje kosto qe une e kam marre parasysh", eshte shprehur ai.

Me tej pohoi se arsyeja kryesore e rikthimit ishte muzika, per te cilen eshte kthyer me shume ide ne koke, akumulim nga 7 vjet jete ne USA". Ne nje fare menyre ai aludoi per nje rikthim ne Shqiperi, ndersa pohoi se investimi qe do te beje ketu, nuk do jete i paket apo afatshkurter. Nderkohe qe ne kete rikthim Eltoni ka qene shume dominant ne jeten muzikore te Tiranes.

Ai ishte nje nga trajneret e talenteve te "The voice" ne Top Channel, konkurroi ne Festivalin e Kenges ne RTSH pas shume vitesh, ka rikthyer per disa koncerte "Tre Musketieret" ne koncerte "live", dhe po krijon muzike per vete dhe te tjeret. Keto dite kantautori ndodhet ne Amerike, pasi ka perfunduar misionin ne spektaklin "The Voice", dhe ndoshta me rikthimin e tij ai do te mund te flase per here te pare ne lidhje me arsyet e divorcit.

Si mori fund historia shumevjecare me Jolen
Ai, nje kengetar shume i njohur i pasviteve ‘90-te, ndersa ajo vajza sharmante e artisteve Pirro e Pavlina Mani, ishte cifti qe u komentua per lidhje te forte dhe pasiononte me njeri-tjetrin ne ato vite. Elton Deda dhe Jola Mani e mbajten lidhjen e tyre prej pese vitesh ne distance larg njeri-tjetrit, pas largimit te Joles ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pas pese vitesh larg, Deda vendosi te zhvendosej ne Amerike, duke lidhur martese atje me Jolen para shtate vitesh.

Vete Deda vendimin per te udhetuar drejt Amerikes dhe per te jetuar atje e komentoi si "nje ritakim me Jolen, pas nje ftese nga ana e saj fillimisht per nje tjeter shans per lidhjen e tyre, meqe kishin rreth 5 vite larg njeri-tjetrit, ritakim qe funksionoi. Nga martesa e tyre ata sollen ne jete nje djale, qe e kane quajtuar Fjord, dhe qe aktualisht jeton ne SHBA me Jolen.

Edhe pse kengetari asnjehere nuk ka pranuar te flase ne media ne lidhje me jeten e tij private, e ka shprehur gjithmone se "jeta me nje tip si une eshte shume e veshtire dhe ime shoqe shpeshhere me duket heroine. Maksimumi eshte kompromis mbas kompromisi, ashtu si kam bere edhe une per shume gjera pas marteses". Aktualisht ai ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes pas perfundimit te spektaklit "The voice", ndersa do te kthehet serish per te vazhduar jeten ne Tirane dhe karrieren e tij muzikore.
(PanoramaPlus)

Elton Deda Nis Procedurat E Divorcit Nga Bashkëshortja