>
BIOSHQIP

Elton Deda: Dua Që Fituesi Të Jetë Nga Skuadra Ime

22-01-2013
The Voice” na ka dhënë mundësinë që të shohim një Elton ndryshe. Ai vetë tregon se është një punë e veçantë, krejt ndryshe nga ajo nga ç’kishte provuar deri tani. “Unë isha djalë i terrenit, që këndoja nëpër club-e apo në skenë… ‘Voice’ është krejtësisht diçka tjetër. Mirëpo asgjë s’është e pamundur dhe unë arrita të përshtatem dalëngadalë edhe me këtë. Edicioni i parë kishte më shumë vështirësi, nuk e njihnim terrenin. Edicioni i dytë padyshim ishte më i lehtë, dinim se çfarë kërkonim, i kishim idetë e qarta. Emocione për finalen kam, siç ka çdo njeri. Fituesin do ta zgjedhë publiku, por sigurisht që unë dua të jetë i skuadrës sime. Të dy këngëtarët ‘e mi’ që arritën pranë finales kanë punuar shumë, janë vokale shumë të mira, u janë përgjigjur kërkesave dhe udhëzimeve të mia”. E pyetëm Eltonin sa është lidhur me djemtë e me vajzat që ka ushtruar… “Normalisht, unë përpiqem të ruaj një lloj distance, sepse është e rëndë kur futesh në jetët e tyre. Që të mos lëndohemi më pas, përpiqem që të ruaj një raport profesional. Pastaj kur mbaron kompeticioni marrëdhënia vazhdon. Unë i kam pasur dhe do vazhdoj t’i kem miq. Do vazhdoj t’i udhëzoj e t’i marr me vete në skenë”.
(Adelajda Xhamani Bluetooth)

Elton Deda: Dua Që Fituesi Të Jetë Nga Skuadra Ime