>
BIOSHQIP

Elton Deda, 40-Vjetori I Nxehtë Me Striptiste

13-04-2013
Kantautori i njohur, Elton Deda, ka mbushur 40 vjec kete jave, ndersa ka marre urime nga miqte ne club-in ku ai kendon “RockStock”, duke ua shperblyer me interpretimin “live” te kengeve te perzgjedhura per kete nate. Deda nuk ka preferuar te organizoje dicka ndryshe per ditelindjen e tij, pervecse te vazhdoje programin e te kenduarit per qejf ne club-in me te preferuar keto kohe ne Tirane. Por kane qene miqte, ata qe e nuk e kane lene pa gje kengetarin e rikthyer ne Shqiperi pas dita vitesh qe jetoi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ata i sollen nje torte te madhe dhe qirinjte per t’i shuar, dhe poshte kutise se madhe doli nje striptiste, e cila ishte dhurata qe ata kishin menduar per kete 40-vjetor. Balerina demonstroi levizje sensuale perpara Eltonit, duke provokuar edhe me zhveshje dhe lojera me kamzhik.



Me pas, atmosfera ka vazhduar e gjalle deri ne oret e mengjesit. Kantautori i njohur, Elton Deda, pas nje viti te kthimit te tij nga SHBA kendon “live” ne kete club se bashku me kengetaret Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Marsela Cibukaj te “The Voice of Albania”, te shoqeruar nga nje orkester e perbere nga Arjan Gjici, Mithat Laro e Land Fusha. Ai ka vendosur qe muziken e vertete rock t’ua servire fansave te tij ne Tirane, nje fillim i ri per jeten e kantautorit te njohur. Ai iu rikthye jetes se nates pas gati 8 vitesh, kur bashke me Aleksander Gjoken dhe Redon Makashin kendonin ne club-in me emer “Tre musketieret”.
(Panorama)

Elton Deda, 40-Vjetori I Nxehtë Me Striptiste