>
BIOSHQIP

Elvana Gjata, Me 47 Euro Fitoi Mbi 10 Milion…

02-09-2015
Hiti i fundit që Elvana Gjata solli në bashkëpunim me Brunon “Love me” po shënon suksese të mëdha dhe po bëhet e pëlqyer kudo e kahdo që po dëgjohet
Pa u bë një muaj nga publikimi i klipit, ai ka arritur ti mbledhë mbi 1o milion klikime në kanalin youtube.

“Love me “ ishte senzacion i kësaj vere edhe pse klipi ishte shumë i thjeshtë dhe ishte realizuar me shumë pak pare.

Për ata që nuk e kanë në dijeni: hiç më shumë se 47 euro ka kushtuar ky klip që lehtë ka mundur Elvana të thotë , se ka kushtuar 47 mijë euro.

S’janë të pakta koleget e saj , që lavdërohen se klipin e tyre e kanë realizuar me çmim shumë të lartë. Dihet cila janë ato.

Por, ja që Elvana , e bukura dhe më sharmantja këngëtare me 47 eu fitoi mbi 10 milion klikime , aq më shumë pëlqime të fansave të shumtë të saj gjithandej.
(Kosovarja)

Elvana Gjata, Me 47 Euro Fitoi Mbi 10 Milion…