>
BIOSHQIP

Elvana Sulmohet Nga Një Indiane: Mos U Tallni Me Vuajtjet Tona

03-11-2015
Të hënën e 2 nëntorit, Elvana Gjata publikoi disa foto artistike e veshur me një mburojë koke me pendë përdorur në luftë nga indianët e Amerikës dhe që është pjesë e kostumit të tyre tradicional.
Fotot e publikuara nga artistja shqiptare u pëlqyen menjëherë nga shumë shqiptarë por duke qenë se llogaria e Elvanës në Instagram ka arritur në gati 500 mijë ndjekës, këto foto kanë tërhequr edhe vëmendjen e të huajve, transmeton anabel.
Një prej tyre, ishte një vajzë e cila në faqen e saj të Instagram pretendon se është vetë indiane e Amerikës, e cila i kërkoi Elvanës që të kërkojë falje dhe të heqë fotot.

Sipas vajzës Elvana, me publikimin e këtyre fotove dhe veshjet ka ofenduar kulturën indiane. Në komentet e saj ajo thotë: “Nuk më intereson fare se prej nga vjen ajo (Elvana). Ajo duhet të qëndrojë në punën e saj. Europianët kanë qëlluar të jenë më të këqinjtë kur vjen puna në përvetësimin e kulturës indiane dhe mendojnë se është në rregull për ta në veprojnë kështu. Në rast se keni humbur ndonjë mësim në shkollë, ju kujtoj që kolonizatorët ishin nga Europa.


Ky koment ka shkuar edhe më tej duke u zhvilluar në një debat me një vajzë shqiptare. Vajza e huaj pretendonte se të gjithë të bardhët e Europës kanë qenë kolonizatorë ndërsa vajza shqiptare kërkoi t’i shpjegonte se këto foto të Elvanës ishte thjesht artistike dhe jo sepse ne duam të denigrojmë figurën e indianëve për më tepër që shqiptarët s’kanë qenë kurrë kolonizatorë. “Ne nuk kemi të bëjmë fare me vrasje e indianëve të Amerikës. Shqipëria nuk e ka kolonizuar Amerikën sepse kemi qenë nën sundimin otoman”, shkruan shqiptarja.

Ndërkaq në një fotot tjetër, ka pasur edhe dy vajza që komentojnë, “S’mund ta bësh këtë, mburoja ka qenë një simbol shumë i rëndësishëm i indianëve të Amerikës. Ndërsa një tjetër shkruan “S’mund të vishesh kështu se nuk je indiane e Amerikës. Nuk është kostum, është kultura e tyre dhe s’ke të drejtë aspak ta veshësh, s’të përket.’

Vlenë të thuhet se veshjet e indianëve të Amerikës ashtu si kostumet apo kapelet e rusëve, lulet e spanjollëve, kimonot e japonezëve janë përdorur shumë shpesh në fotot artistike dhe kjo asnjëherë më tendencën për të ofenduar kulturët apo njerëzit e këtyre vendeve.



(Indeksonline)

Elvana Sulmohet Nga Një Indiane: Mos U Tallni Me Vuajtjet Tona