>
LETERSISHQIP

Kali Dhe Gomarica

Më dysh ndarë livadhi
në pyllin me pisha
një anë kullot kali
në tjetrën gomarica.

Gomaricë e shkretë
duket ka një hall
e kalit Ursej
u ndal t'i thotë ca fjalë:

- Që kur ne të dy
n'a çiftzoi pronari
plasë sherr në shtëpi
jashtë më nxor gomari.

Letrat për divors
seç m'i dha në dorë
shko nga kali - tha
do të prish kurorë.

Prandaj jam këtu
vër dorën në zemër
s'kam ku të vete
mendo se jam dhe femër.

- Thuaj kerricit tënd
seç po gjegjet kali
hierarki ka bota..
Këtë se di gomari?

Nuk ka bërë vaki
e s'ka asnjë gjasë
të martohet kale
me më të ulët klasë.

Vër në vesh këto fjalë
e vari përgjithmonë
ju gomaricat
jeni haremi jonë.

Si t'a ndrroj unë pelen
princeshen e fisme
sa je ti e gjitha
ajo ka një vithe..

Më shumë nga Elvira Fishta