TEKSTESHQIP

Elvira Fjerza & Anjeza Ndoj
Ku Po Shkoni Djemt E Ri
Lyrics

Edhe malet po lotojnë
Edhe kepat po rënkojnë
Për do turma pa mbarim
Kah po nisen per mërgim

Ky gurbeti i lamë me lot
Po tret lule nëpër botë
S'dihet çerdhet ku i ndertojnë
Gjak me u tha per shoqishojn
Oh Nanë mori Nanë

Ku po shkoni djemt e ri?
Kujt ja leni ket Malsi?
Ku po i leni Bbabë e Nanë?
Bjeshken kujt ja keni lanë?
Oh Nanë mori Nanë

Kan mbet vajzat ne dritare
Tuj u shkri si topa bore
Tuj qendis gjergjef me mallë
Syt ju thanë tuj prit ne shkallë

Mos lakmoni dheun e huj
Mos perbuzni vendin tuj
Se Nanë lokja ju mallkon
Se i keqi njashtu don
Oh Nanë o mori Nanë

Ku po shkoni djemt e ri?
Kujt ja leni ket Malsi?
Ato kulla me bajrak
Nëpër shekuj larë me gjak
Oh Nanë mori Nanë

Amaneti i Nanë lokës
Mos lakmoni dheun e botes
Se u perfshin i ziu gurbet
Guri i rand peshon ne vend t'vet

Thahet ara kur ik bujku
Ik çobani,gëzohet ujku
Kur s'ka mashkuj ne shtëpi,
Bari rritet mbi çati
Oh Nanë mori Nanë

Ndalnu pak ju djemt e ri
Sjellni syt nga kjo malsi
Nga kto kulla me bajrak
Neper shekuj larë me gjak
Oh Nanë mori Nanë