>
BIOSHQIP
Biografia
Ema Bytyqi u lind në Prishtinë me 29 Qershor 1983. Ka te mbaruar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova". Prishtinë pjesëmarrëse e shumë festivaleve dhe krijuese e shumë hiteve, ka kohë që nuk po duket gjëkundi. Po ashtu dhe nëna e saj, aktorja e humorit Drita Duraku janë larguar plotësisht nga jeta publike. Siç kuptojmë, Ema po vazhdon të jetojë në Gjermani, ku edhe po punon në një sektor që s’ka të bëjë fare me muzikën, që siç thoshte dikur, është pasioni i saj i madh.

Në Qershor 2001, Ema Bytyqi merr pjesë në Polifest 2001 me këngën "Në Ëndërr".

Në Dhjetor 2001, Ema Bytyqi merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Sy Genjeshtar".

Më datë 11 Tetor 2003, Ema Bytyqi publikon videoklipin "Më Ka Marr Malli". Për orkestrimin u kujdes Adrian Hila.

Në Nëntor 2003, Ema Bytyqi merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Ku Je Ti".

Më datë 10 Dhjetor 2004, Ema Bytyqi publikon videoklipin "Sonte Mos Mendo". Për orkestrimin u kujdes Adrian Hila.