TEKSTESHQIP

Ema Smajli
Në Lunapark
Lyrics

Dalim bashkë në lunapark
Në çdo të shtunë apo të dielë
Çdo fëmijë atje e gjen
Çdo lodër që pëlqen

Poshtë e lart përmbi një lishara
Njëherë mbi kalë pastaj mbi patë
Një n’bazen e një mbi tren
Gjithë parku po dëfren.

Dhe i lutem babit prapë
Rrimë dhe pak të rrimë dhe pak
Rrimë dhe pak o babi im
Se nesër kam mësim.

Refreni:
Dhe sillem reth e qark
Këtu në lunapark
Me shokë e shoqe po lodroj
Ky lunapark i rrallë
I bukur si përrallë
Më bën të fluturoj.