TEKSTESHQIP

Emir
Zonja E Vjeter
Lyrics

U takum rastsisht mas ni kohe shum tgjat
N'qat moment nuk um majshin kamt..
Se besova qe tpash me t'vertet ty t'pash?
Ishe bo gru mo,S'ishe kon vash .. :/
Ishe bo kejt tjeter , ishe bo ma e vjeter
E un tkisha n'men qysh je kon ma e re
DIKUR, Se mo nuk t'pash kurr..
Po hala se kisha harru qat figur..
U habita kejt e thash , SOSHT E MUNDSHME
Un hala me t'dasht ? qysh osht e mundshme
Ti mu m'ki harru, un i njejt hala..
Ku ke pa zemer kshtu ? ku ke pa ?
Isha me shok e m'mkallxun per ty..
Po spata zemer syt ka ti mi kthy..
Se pata forcen jo se pata as pak..
Se per kejt qeto vujtje ti je kon shkak..
U takum rastsisht e kjo sdeshta me ndodh..
Jan bo gati sa koh un per ty skam fol..
E per ty sdi gja ku je kon e sha ke ba..
A ka dhimbje ma t'madhe se kjo? A KA?

Ref:
Zonja e vjeter n'krah me fmi..
Dhe n'krahun tjeter ni djal i ri..
Aty ne mes pash shum dashni..
E menova veten n'vendin e tij..

x2
Po s'isha une aj njeri me fat..:/
Se ngat ty ke ni zotri i huj..
Mas sa vite dit e nat un fillova prap
Te vuj , e vuj...

Um ra ndermen ajo mnyra qysh rrishe..
Qysh hajshe qysh pishe..
Mu kujtove meniher kur vishe..
Edhe m'vetshe per senet qe si dishe..
Masanej tu ba hajgare thojshe ajde prishum..!
Ose ajde bashk e lujna bukuroshja me bishen..
Nejse mo, se kto faza i mur era..
Po dit e zeza prap m'kan ardh te dera..
M'ra ne men e mu kthyn kujtimet..
Per njoni tjetrin humben besimet..
Per njoni tjetrin humben premtimet..
Se njoni tjetrin e prishen gabimet..
Shum e pata shtir mu perball me ket..
Ajo ndjenj qe e pata mu ka kthy apet..
E kjo ndjenj qe e kom osht ndjenj e t'kalumes..
Nuk ka kurxho t're jo nuk o e rre..
Se mu e ty na meten veq faktet..
Edhe t'mushta me kujtime raftet..
Tu menu gat po ftofen kafet..
Jan bo gati sa vjet e spo harroen llafet..
...
Nuk u kon dishka n'rregull , u prishem..
Para syve u bo mjegull e sdishem..
E njoni tjetrin mo se shifshem..
Edhe kur fole itht mu dok shishem..
Ti keshe kur m'pave , ke kesh kur m'lave..
Po rrin veq tu kesh , je mir qe u ndave ??
Je mir qe m'pave?? Jo jo ti sdon..
Para mu ke qu vetell pse provokon ?

Ref:
Zonja e vjeter n'krah me fmi..
Dhe n'krahun tjeter ni djal i ri..
Aty ne mes pash shum dashni..
E menova veten n'vendin e tij..

x2
Po s'isha une aj njeri me fat..:/
Se ngat ty ke ni zotri i huj..
Mas sa vite dit e nat un fillova prap
Te vuj , e vuj...

Kishe bo flokt e bardha, e veshun zi..
Edhe takat e nalta , e veshun zi..
Thash me vete kjo nuk je ti..
Ska mundsi kjo.. kjo me kon ti..
Amo n'syt e mi je mashtruse veq..
Nuk kom dasht me t'pa se po nina keq..
Nuk e prita hiq bile deri parez..
Thuma more shok si ti iki t'pares (dashni)..
Se mbi syt e mi lot inati piki..
A per ty nuk e di qfar inati ki ti..
E pse mke kshyr ti ashtu si mendushem?
Si me dasht mem thon "HEJ UNE TDU SHUM"
Amo jo mo ket ti nuk duhesh me than..
Sum ka met zemer mo per me t'dhan..
Un merzitna ti rri pa gajle moj nan..
Ka me ardh ni tjeter e kena me dasht tan..
Jo nuk pat mundsi per mu kthy aq leht..
Kujt ja ke lon ato net, ato vjet?
Ti mi thave veq mu ato fjal qe vrasin..
Un me ty i fola veq qato qe um perkasin..
Ah nime ! kishe ndru shum m'pamje..
S'ishe mo ajo qe e kom pa cdo mramje..
Nuk ishe mo qajo femen e but e urt..
E guximshme,e fort e sigurt..
Nuk ish kon mo e njejta Cere..
Kishe pas shum dallim pi asaj vere..
Kur m'ki lon e ke shku pa frik..
Kur m'ki thon nuk t'du edhe pik..
Ktu ke gjet ni arsy E ke ik, e ke ik...

DËRGOI: