TEKSTESHQIP

Emmi Rushiti
Në Gjuhën E Nënës
Lyrics

I
Më ndodh për çdo ditë
gjuhën time t’flas,
në këtë tokë të huaj
ku ndiej ftohtë e mall.

II
Në çast s’e kuptoj
fjalët janë në shqip,
thjesht ato burojnë
si lumë ndër shkëmbinj.

III
Pritmë, vendi im,
n’krahë shqiponje do të vij,
germat marrin udhë
drejt në kaltërsi.

Refreni:
Ngjan me notat e një kënge
gjuha shqipe kur e flas,
si një valë që bregun puth
me një dashuri të rrallë.

Ngjan me cicërima zogu
që shpërndahen në pranverë,
me një fëshfërimë gjethesh
që aromë lulesh sjell.

I
Më ndodh për çdo ditë
gjuhën time t’flas,
në këtë tokë të huaj
ku ndiej ftohtë e mall.

II
Shijen porsi mjaltë
shkronjat lënë mbi buzë,
nga zemra burojnë
dhe s’harrohen kurrë.

III
Pritmë, vendi im,
n’krahë shqiponje do të vij,
germat marrin udhë
drejt në kaltërsi.

Refreni:
Ngjan me notat e një kënge
gjuha shqipe kur e flas,
si një valë që bregun puth
me një dashuri të rrallë.

Ngjan me cicërima zogu
që shpërndahen në pranverë,
me një fëshfërimë gjethesh
që aromë lulesh sjell.

Kur shëtis në botën e ëndrrave,
n’errësirë unë ndjek një dritë,
s’kërkoj ndihmë në gjuhë të huaj,
por në gjuhën e nënës, shqip.

Refreni:
Ngjan me notat e një kënge
gjuha shqipe kur e flas,
si një valë që bregun puth
me një dashuri të rrallë.

Ngjan me cicërima zogu
që shpërndahen në pranverë,
me një fëshfërimë gjethesh
që aromë lulesh sjell.

muzika: Aleksander Kolshi