>
BIOSHQIP
Biografia
Emiljano Mjerushaj (Emyx) i lindur më 18.04.1995 në Shkodër (Vau i Dejës). Në gusht të vitit 1999 së bashku me familjen e tij transferohet në Brescia për një jetë më të mirë.

Në moshën 6 vjeçare dëgjon për herë të parë Eminem dhe apasionohet pas muzikës Rap. Kushtet e vështira financiare të familjes e lanë pezull realizimin e ëndrres së tij në muzikë. Në adoleshencë filloi të bënte punë të ndryshme, kryesisht në restorant.

Në vitin 2014 largohet i vetëm në Zvicër për të arritur synimin e tij.
Aty, duke hasur vështirësi të pafundme, i kuptoi më shumë fjalët dhe jetën e vertët për të cilën flitej në muzikën Rap. Këtu ishte momenti kur muzika u bë Ditari i tij, duke shprehur atë cka ndjente dhe përjetonte cdo ditë.

Në Zvicër arriti të regjistronte këngen e tij të parë, dhe pse pa asnjë mbështetje nga familjarët dhe shoqëria.

Në 2019, publikon këngën “Ferite” në bashkëpunim me Antonio Russo (Toru$$), të cilën e nxori te ripërpunuar në albumin e tij New Era, ne 2021.

Pas 2 vjetësh pa prodhim në muzikë,e rigjeti veten sërisht duke shkruar tekste këngësh; këtë herë i vendosur për të arritur majat. Filloi me “Tu mi piaci”, këngë dedikuar ish-te fejuarës, dhe vazhdoi me një seri këngësh të tjera Fumo e Cenere, Koha Ndalon, Untitled, Një tjetër.

Tekstet e tij bazohen kryesisht në italisht/shqip, duke sjell një risi për muzikën shqiptare, e cila sot përqendrohet në tekstet anglisht dhe gjermanisht.

Në Janar 2021 nxjerr albumin e tij të parë New Era, i cili u mirëprit në Shqipëri dhe Itali.

Më datë 8 Janar 2021, Emyx publikon videoklipin "New Era".

Më datë 26 Shkurt 2021, Emyx publikon videoklipin "Astronave/Yjet".

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon videoklipin "Nje Tjeter".

Më datë 9 Qershor 2021, Emyx publikon videoklipin "Flashback", në bashkëpunim me Ciron.

Më datë 15 Korrik 2021, Emyx publikon videoklipin "Ajo Ajo". Teksti i këngës u shkrua nga Emyx.

Më datë 25 Gusht 2021, Emyx publikon videoklipin "Un Jam I Njejt!!". Teksti i këngës u shkrua nga Emyx.
DËRGOI: