Më mbaj mend (për 1 muaj)

Të Ketë A Të Mos Ketë

A ka zgjidhje për problemet sot?...
Po midis nesh?
Dikush na shkatërroi, s’e rregullojmë dot,
…a e mer vesh?!

Kjo është zgjidhja, zgjedhja ime:
Të largohem, të zhdukem.
Të mos prek më trishtime, tundime,
Mos të të shoh dhe… me veten të venitem.

Nuk durova dot, kur trupi, lëkura, zëmra, buzët e njeriut që unë dashuroj,
Ndodheshin pranë dikujt tjetër,
U fundosa, tjetër nuk muund të dashuroj,
Edhe yjet tashmë po më shfaqen si lugetër.

Për mua dashuri më s’mund të ketë,
Po zhdukem në herësirë,
Shkatërova gjithçka krijova në këtë jetë,
Dhe tashmë nuk kërkoj më asnjë moment të mirë.

Në një lidhje ka gjithnjë sekrete,
Tundime, dhimbje, nganjëherë edhe gënjeshtra,
Nuk i mbajta si ty për vete…
Dikujt nga ne i duhej të largohej,
Se si, nuk më mjaftojnë këto rrjeshta…

Si mundet dikush të të dojë ty?
Kur ti nuk di, nuk di të vlerësosh.
Lëkura m’u gërrye, u fundosa, në terr po hyj,
E meriton të jetosh… të jetosh BOSH…
Nëse mes nesh dashuri nuk mund të ketë,
Prishet, mbyllet, zhduket… ti vret edhe një jetë…

- poezi nga Endri Nazarko


- Poezia u dërgua nga Endri Nazarko -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet