>
LETERSISHQIP

Le Të Ndritë

Le të ndritë, le të ndriçojë,
Le të zhduken retë dhe të mos ketë stuhi,
Kur qielli të mos pikojë,
Sërisht tek ti do vi.

Le të ndritë sërisht,
Ndoshta do të ngrohemi,
Si të jetë vit i brishtë,
Në shkurt do martohemi.

Le të ndritë jeta,
S’ka përse të jetë herësirë,
Nëse do ketë gjithnjë të vërteta
E nesërmja do jetë më e mirë.

Le të ndritë, le të ndriçojë,
Ndoshta do jem vetëm ndoshta me ty,
Por nata gjithnjë do t’a kërkojë,
Të biem bashkë e të zgjohemi të dy.

DËRGOI: