>
LETERSISHQIP

Mendim

Nëse humbet në gjelbërim
Ndër pemë mua më kërko
Diku rrotull do gjesh shpirtin tim
Trasmetoi se e do.

Mjafton veç emrin t’më përmëndësh
Si ujë do vijë tek ty
dhe kur si ujë të më vrasësh
si gjak në shpirt do të hyj.

Kërkomë në ethe, me mall të etur
Pyet një pemë e do më gjesh,
Një ditë dhe ne si dy të vjetër
Bashkë do jemi nëse pranë do më kesh.

Dhe e lumtur kur të ndihesh
Kur loti prej gëzimit të pikoj,
Zemrës pas sërisht do i vihesh
Dhe lumturia do të na takojë.

DËRGOI: