>
BIOSHQIP

Endri Prifti Kundër Jurisë Së “Y.F.S.F”, Kritika Dhe Replika

18-04-2016
Duket se performanca e këngëtarit Endri Prifti nuk është pëlqyer nga juria gjatë mbrëmjes së sotme të “Your Face Sounds Familiar”. Ai ka kënduar këngën “Delilah” nga Tom Jones, por nuk ja ka dalë të bindë jurinë. I pari ka qenë Arjan Çani, i cili në vazhdën e kujtimeve të tij gjatë kësaj nate është shprehur se performanca sot e Priftit i kujtonte një shitëse djathi me emrin Dile. Ai ka replikuar se Çani e ka patur mendjen tek puthjet e Bleonës. Kjo e fundit ka reaguar duke theksuar se nuk duhej të merrej me portalet por të dëgjonte intervistën e plotë. Më pas debatet kanë vijuar edhe me Bojken Lako, i cili u shpreh se nuk i kishte pëlqyer interpretimi i tij duke mos ju afruar Tom Jones. “Nuk kam ardhur këtu për pikët po për publikun tim”,- ka vijuar Prifti duke mos treguar interes për pjesën vlerësimit.

Endri Prifti i është kundërpërgjigjur koleges së tij Bleona Qereti, pasi kjo e fundit e ka cilësuar skandaloze performancën e tij në spektaklin "Your Face Sounds Familiar".
"Bleona më thanë që kishe qenë javën e kaluar tek Amsterdami, kur të mësosh të këndosh live hajde më vlerëso mua”. Të njejtën gjë këngëtari e ka thënë edhe për Arjan Çani, shkruan revista Who “Çani ti je i pari i show-it, po këtu çdeshe?” ka thënë këngëtari korçar
(Express)

Endri Prifti Kundër Jurisë Së “Y.F.S.F”, Kritika Dhe Replika