>
BIOSHQIP

Endri Prifti: Më Mjafton Një E Dashur Që Vlen Sa Për Një Milion

18-09-2012
Kengetari i njohur i serenatave korcare, Endri Prifti, dihet qe eshte ne momentet e tij me te mira profesionale ne lidhje me muziken, nderkohe qe per jeten e tij private pas divorcit tregohet shume i rezervuar. Pas balades "Do vazhdoj te flas", ai pohon per gazeten "Panorama" se po punon per realizimin e disa kengeve shume madheshtore, qe do te shenojne rikthimin e fuqishem te vellezerve korcare kete vjeshte ne muzike. Nderkohe qe kengetari ka pohuar se nuk ka plan te konkurroje ne festivalin "Kenga Magjike", qe nis neser prezantimin e kengeve te reja ne programin e pare te spektaklit "E Diela Shqiptare" per kete sezon televiziv ne "Tv Klan". "Por kemi disa plane per dy programe televizive, per te cilat jemi ne pune e siper, ndaj ende s'mund te japim detaje, ka pohuar Endri. Nderkohe per sa i perket jetes private, kantautori pergjigjet: "Nuk mund te flas per kete pjese, pasi duhet te kem o nje o asnje, ne kuptimin duhet te kem nje te dashur, qe te jete sa per 1 milion". Endri dhe Stefi ishin zerat permbylles ne naten e peste te festes se "Birra Korca". Te gjithe pjesemarresit iu bashkuan serenatave te kenduara prej tyre per disa ore, duke shenuar shfaqjen e tyre te fundit ne publik per kete vere.
(panorama plus)

Endri Prifti: Më Mjafton Një E Dashur Që Vlen Sa Për Një Milion