>
BIOSHQIP

Endri Prifti Mëson Andresën Të Këndojë

05-10-2013
Endri Prifti, vëllai më i vogël korçar i Stefit, përveçse ka kënduar në hapjen e sezonit të ri të netëve “live” në “Crazy Calvin”, ka dhënë edhe show duke dalë nga skena. Këtë sakrificë artistike ai e ka bërë për brazilianen 28-vjeçare, Andresa, bashkëprezantuese të Ardit Gjebresë në disa pjesë të programit “E Diela Shqiptare”. Endri, kur e ka parë që ajo ka qenë prezente në publik duke shijuar një gotë me shoqërinë, i ka ofruar mikrofonin, duke e mësuar se si të vazhdojë këngën. Si tipa me humor, të dy e kanë kaluar me shumë sportivitet këtë performancë të lezetshme. Endri dhe Andresa natyrisht kanë mundur të njihen në ambientet e “Tv Klan”, ku vëllezërit korçarë janë shumë prezentë gjatë vitit me projekte të ndryshme. Ndërkohë, Andresa është miqësuar me shumë artistë shqiptarë falë punës në televizion. Ajo aktualisht është duke vazhduar studimet për fizioterapi në Shqipëri dhe bashkëjeton me një avokat italian, Mirkon.
(Panorama)

Endri Prifti Mëson Andresën Të Këndojë