>
BIOSHQIP

Endri Prifti: Me Këngën “Jepe” Ftoj Femrat Ti Dorëzohen Qejfit

23-11-2013
Një titull kënge ku zgjedhin t’i flasin troç femrës, që të bëjë qejf pa e vrarë mendjen. Vëllezërit korçarë Endri& Stefi, së bashku me djemtë e “Crasy Band”, kanë pushtuar skenën gjatë konkurrimit të tyre te “Kënga Magjike” me “Jepe” të dielën. Endri Prifti, pak ditë pasi ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të, flet për marrëdhënien e tij speciale me femrat, vendin që zënë ato në jetën intensive si këngëtar edhe i natës, dhe taktikat e tij të joshjes… Konkurroni te “Kënga Magjike” me një këngë ndryshe, me një titull ngacmues që u drejtohet femrave, “Jepe”. Çfarë duhet të japin ato? Gjithçka që thuhet në këngë, bukur dhe saktë, pastaj edhe të gjitha të tjerat që kërkohen janë shumë të mira… Çfarë komentesh ke marrë pas prezantimit të kësaj kënge javën e kaluar, ku skena u pushtua nga shumë meshkuj që i këndonin një femre të vetme? Shumë fjalë të mira kemi marrë për hir të së vërtetës. Diçka ndryshe sollëm, shumë ritëm dhe atmosferë argëtuëse. Çfarë ju frymëzoi për një fabul të tillë, je frymëzuar nga ndonjë ndodhi e jotja personale në “Crasy Calvin”, ku ju këndoni “live? Jo s’më ka ndodhur diçka e tillë. Tani për tani unë thjesht i këndoj femrës kështu. Nuk e di tani pas këngës se ç’do të më ndodhë… Një nga vargjet e këngës është dhe shprehja jote e përditshme “Na shkatërrove fare!”. Çfarë zotëron një femër kur të çarmatos ty? Çiltërsi, buzëqeshjë, karakter, fisnikëri. Kur e përkëdhel dhe kur i këndoj. Me këtë këngë jeni garues te “Kënga Magjike” që shpall fituesin këtë javë që vjen. Cilët këngëtarë i sheh si konkurrentë kësaj here? Të gjitha këngët janë të bukura. Unë nuk garoj me asnjëri dhe respektoj gjithçka. Çmimi që pretendon? Çfarë të ketë caktuar Zoti! Fansat thonë se me këtë këngë u bën thirrje femrave të bëjnë qejf sa të munden se jeta është e shkurtër. Kështu është vërtet? Jo nuk këshilloj njeri. Unë interpretoj një këngë shumë të gëzuar, me një melodi dhe tekst shumë të bukur, me krahasime të sakta, të cilat qoftë meshkujt, ashtu dhe femrat, i fton të kërcejnë dhe të këndojnë së bashku Meqë jemi te jeta, para pak ditësh ke festuar 39 vjetorin e lindjes. Në prag të moshës 40 vjeç si ndihesh? Po dhe e festova ditëlindjen katër ditë nëpër vende të ndryshme me të gjithë të afërmit e mi. Për pragun e moshës 40 vjeç unë, sado vjeç të bëhem, nuk kam asnjë lidhje me moshën time. Realisht nuk e kuptoj si kalojnë vitet, dhe kjo për mua nuk ndryshon asgjë. “Strategjitë e mia për të çuar një femër në shtrat” Në ç’mënyrë i josh femrat? Me respekt, me sjellje të mirë. Nuk tingëllon paksa demode kjo që thua. Paratë i vë në funksion të joshjes? Jo, unë asnjëherë nuk i blej femrat, jam shumë kundër kësaj mënyre të të bëri për vete. Sidomos dhe femrat që lidhen për arsye përfitimi lekësh i urrej. Për mua lidhja është shumë ndryshe këtij mentaliteti të krijuar Lidhjet e hapura i pranon? Po Cila është femra që të tundon, apo që të deh? Kjo varet nga momenti ku takohesh. Përsa i përket dehjes ka meshkuj dhe femra që pinë dhe dalin jashtë kontrollit. Unë këtë imunitet e kam fituar e nuk gaboj kur pi. (qesh) Ajo që të bën të dashurohesh? Qoftë bionde, ezmere, mulate, spanjolle, franceze etj. s’kanë shumë rëndesi, thjesht karakteri, çiltërsia dhe besnikëria. Sa kohë të duhet për të çuar në shtart një femër: një orë, një natë, apo më shumë? Unë mbi të gjitha e kam kaluar atë aventurën maksimale ndaj femrave dhe tani jam më i kontrolluar. (Qesh) Ti ua vë syrin atyre apo ato ty? Varet, po kryesisht ua vënë syrin artisteve dhe artistëve. Në disa ndodhi të jetës sime ua kam vënë unë syrin. Të ka ndodhur të mos shfrytëzosh rastin me ndonjë femër? Shumë herë, sepse kanë qenë aq keq nga pija sa duhet t’i këshilloja, e jo të abuzoja apo të përfitoja… Po refuzuesin kur e bën? Jo nuk refuzoj asnjërën. I respektoj. Në ç’rast do i drejtoheshe një femre me variantin e këngës “Mos e jep”? Po unë s’jam babai që t’i them “Mos e jep!”
(Panorama)

Endri Prifti: Me Këngën “Jepe” Ftoj Femrat Ti Dorëzohen Qejfit