>
BIOSHQIP

Prapë Me Ish-Bashkëshorten Endri Prifti

20-10-2014
Janë ndarë e pajtuar disa herë derisa erdhi divorci mes tyre por për Endri Priftin ekziston vetëm ajo, Anjeza.

Në çdo deklaratë të tijën nuk le pa përmendur faktin që vazhdon të ndjejë për të. Të gjitha këngët e shkruara së fundmi i dedikohen ish-bashkëshortes.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen këto ditë është se Endri ka treguar hapur që fajin e divorcit e ka jeta që ai bën, fundjavat në lokalet e natës dhe teprimi ndonjëherë me alkoolin.

Ata kanë edhe një djalë i cili është në kujdestarinë e së ëmës dhe kjo është ajo që e lëndon më së shumti Endrin, familja e tij e ndarë.

Ai ka pohuar gjithashtu që do bëjë të pamundurën për tu kthyer sërish me ish- bashkëshorten e tij, Anjezën.
(Indeksonline)

Prapë Me Ish-Bashkëshorten Endri Prifti