>
BIOSHQIP
Biografia
Endrit Mumajesi është një ndër autorët më të talentuar të artit. Ka lindur në Tiranë. Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Ali Demi" në Tiranë, ndërsa atë të mesmen në shkollën "Sinan Tafaj". E ka nisur rrugëtimin e tij me muzikën që në moshën 15 vjeç. Kënga e parë me të cilën ai ka bashkpunuar dhe i ka shkruar tekstin është kënga "Një jetë me ty" nga Vedat Ademi. Ka shkruar edhe disa tekste mjaft të njohura dhe aktualisht është pjesë e produksionit ThreeDots.

Më datë 23 Tetor 2016, Genta Ismajli publikon videoklipin "Squat Baby", në bashkëpunim me Muma. Muzika e këngës u punua nga Alfred Sula, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Më datë 3 Nëntor 2017, Fjolla Morina & Muma publikojnë videoklipin "Culo". Muzika e këngës u punua nga Alfred Sula, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alfred Sula.

Më datë 21 Prill 2021, Cricket & Muma publikojnë videoklipin "Pa Ty". Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 6 Qershor 2021, Cricket, Muma & Dafina Zeqiri publikojnë videoklipin "Pa Ty (Remix)". Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 29 Shtator 2021, Muma & Elinel publikojnë videoklipin "Per Tradhetine". Muzika e këngës u punua nga Cricket, Endrit Mumajesi & Elinel, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Elinel. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 22 Tetor 2021, Cricket & Muma publikojnë videoklipin "Thema". Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 7 Mars 2022, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "Dashni", në bashkëpunim me Mumën. Muzika e këngës u punua nga Cricket, Endrit Mumajesi & Dafina Zeqiri, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Elinel. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 8 Korrik 2022, Lumi B publikon videoklipin "Nale Nale", në bashkëpunim me Mumën. Kënga është kompozuar nga Cricket, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Lumi B & Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 13 Dhjetor 2022, Muma & Cricket publikojnë videoklipin "Ca Mbone". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Cricket & Endrit Mumajesi, teksa teksti u shkrua nga vetë Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 10 Nëntor 2023, Muma & Teuta Selimi publikojnë videoklipin "U Deshtëm". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Cricket & Endrit Mumajesi, teksa teksti u shkrua nga vetë Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 8 Shkurt 2024, Elinel & Muma publikojnë videoklipin "A Je Mirë?". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Elinel & Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.