>
BIOSHQIP

Eneda Tarifa Fiton Festivalin E 54 Në Rtsh. Përfaqëson Shqipërinë Në Eurovision 2016

27-12-2015
Këngëtarja Eneda Tarifa ka triumfuar sonte në edicionin e 54-rt të "Festivali të Radiop Televizion Shqiptar.

Kënga e saj "Përrallë" u zgjidh si më e mira ndër të gjitha këngët finaliste duke prerë biletën kështu për në Eurovision 2016, i cili mbahet në maj të vitit të ardhshëm në Stckholm të Suedisë.

Kënga është punuar me muzikë & tekst nga një kantautore e re me emrin Olsa Toçi, ndërsa vetë Eneda u shpreh se ndjehet jashtzakonisht e lumtur që kënga e saj u vlerësua me Çmimin e Parë.

Në vendin e 2-të u rendit fituesi i edicionit të sivjetshëm të "The Voice of Albania", Aslaidon, e ndërsa në vendin e 3-të këngëtarja kosovare Flaka Krelane për këngën "Sje për mu".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Eneda Tarifa Fiton Festivalin E 54 Në Rtsh. Përfaqëson Shqipërinë Në Eurovision 2016