>
BIOSHQIP

Eneda Tarifa Ngec Me Anglishten Gjatë Intervistës Në Amsterdam

09-04-2016
Në një intervistë në Amsterdam, këngëtarja Eneda Tarifa është ndjerë në siklet, pasi nuk po gjente fjalët e duhura në gjuhën angleze, për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarit. (Minuta 1.12 në video).
Ajo i ka kërkuar ndihmë njërës prej kolegeve të saj, për ta ndihmuar me anglishten, duke e pyetur se si i thonë fjalës “përmirësim” në gjuhën angleze.

Pasi e merr vesh, e thotë atë, dhe i kërkon gazetarit ta presë pjesën kur ajo ngec me anglishten, por ai, edhe pse i thotë se nuk ka problem dhe do ta presin atë pjesë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe intervista është plasur e plotë.

Eneda Tarifa do ta përfaqësojë sivjet Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovision”, i cili do të mbahet në Suedi më 10,12 dhe 14 maj, ndërsa do të këndojë e parafundit, duke u renditur e 18’ta në listë.
(Express)

Eneda Tarifa Ngec Me Anglishten Gjatë Intervistës Në Amsterdam