>
BIOSHQIP

Eneda Tarifa: Pse Nuk Me Pelqen Martesa

25-06-2012
Per Eneda Tarifen, ceremonite serioze ne jete jane konvencion, ndersa spektaklet plot humor si "Portokalli" jane arsyeja qe nje artist me shpirt melankolik te zbrese me kembe ne toke. Per martesen dhe pritjen e nje femije ajo thote se nuk ka ndermend te beje plane. Festoi 30-vjetorin ne nje darke krejtesisht private, ndersa po jeton karriere ndryshe ne televizion. Planet per muzike ne vere dhe gjithcka mbi lidhjen 15-vjecare te dashurise me Erion Zaloshnjen i zbulon ne kete interviste.

Sapo ke perfunduar sezonin e trete te spektaklit "Portokalli". Do te jesh serish moderatorja e sezonit te ri?

Une jam pjese e "Portokalli", dhe nuk mund te pyetet cdo sezon a do te jem serish, pasi nuk tingellon shume kendshem. Drejtuesit dhe regjisori Altin Basha jane shume te lumtur dhe te kenaqur me suksesin e "Portokalli"-se se fundit, duke e konsideruar si sezonin me te suksesshem, fakt qe vertetohej nga shitja e biletave qe ne fillim te javes. Une tashme ndihem ne skenen time, jam akomoduar shume mire dhe kur te kem dhene me te miren time, dhe te mos kem c'te jap me ne ate show, natyrisht qe do largohem.

Pas kesaj eksperience te re me aktore humori, mund te ndodhe qe te devijosh nga aktrimi? Eshte nje ambicie e jotja?
Jo, nuk besoj. Jam e kenaqur me kete drejtim qe kam, pra me muziken. Aktrimin po e provoj sa per te prezantuar, por s'kam synim per te provuar aktoren.

Nderkaq duket se e ke lene menjane muziken, si do te rikthehesh?
Po e vertete, dhe e ndiej te nevojshem rikthimin ne muzike. Bashke me Elton Deden do te punojme ne gusht dhe shtator, pas disa pushimeve qe kemi planifikuar ne plazhet e Jugut me nje grup artistesh. Ne muzike do te rikthehem me dy kenge te reja, qe do i bejme klip, te shkruara nga Elton Deda dhe Gent Myftaraj.

Do te ndikohet muzika jote, e karakterizuar nga nota melankolie, nga kjo fryme humori e punes ne "Portokalli"?
Jo, pasi une kam 15 vite karriere ne muzike dhe s'mund te zhbej apo te ndryshoj karakterin e muzikes qe kam bere deri tani, sepse i bie qe te behet parodi pastaj. Eshte e vertete qe "Portokalli" me ndihmon shume per te me sjelle pak me ne toke, pasi prezantimi i nje show humori ma ka zbehur ate natyren melankolike qe kane atistet. Pra, ne jeten e perditshme me ka ndihmuar te jem me e shpejte ne batuta.

Eneda dhe Erioni
Po jeton me Erion Zaloshnjen, nje histori te gjalle dashurie qe i ka kaluar 15 vjet. Keni kaluar veshtiresi ne lidhjen tuaj?
Kur nje shoqja ime e gjimnazit qe jeton jashte me pyeti pas 15 vitesh nese une dhe Erioni vazhdojme ende, dhe mori pergjigjen "po", ajo me tha: "Nese do mesoja se historia jote me Erionin ka mbaruar, do vertetoja qe nuk kishte dashuri. Shoqet e mia te klases, miqte e mi e kane si etalon lidhjen tone, e lakmojne ne kuptimin e mire te fjales. Eshte fat te perjetosh nje lidhje te tille, pra te jesh kaq gjate me nje person. E verteta eshte se ne jemi ndare disa here dhe kemi kaluar ato krizat e nje lidhjeje, por perseri i kemi tejkaluar. Me kalimin e viteve kemi kuptuar se ne nuk rrime dot pa njeri-tjetrin. Eshte nje ndjenje qe e kemi mbajtur gjalle me shume kujdes duke larguar tundimet qe na rrethojme, nderkohe qe nuk kemi pasur ndonje kercenim real. Lidhja jone eshte vendim, edhe pse vazhdimin nuk mund ta parashikoj.

Eshte folur shume per nje ceremoni martese, eshte ne planet tuaja?
Jo nuk e kemi planifikuar, pasi per ne te dy qe bashkejetojme martesa eshte thjesht nje konvencion. E rendesishme eshte qe ne do bejme nje feste thjesht per qejfin tone, por s'kemi vendosur se kur.

Jeta jote ne televizion e bezdis Erionin, si reagon ai?
Jo, pasi une kam qene gjithmone ne televizion dhe ka dashur qe une te jem. Erionin e bezdis vetem fakti qe nuk ka deshire te behet objekt nepermjet meje, pasi ka nje jete te tijen dhe e ka zgjedhur keshtu. Gjithsesi, ne cdo rast ai me drejton mire, me qendron prane per te gjitha problemet qe kam ne pune si nje i rritur.

Tani qe ke hyre ne kategorine e vajzave prezantuese, si ndihesh mes tyre?
Une nuk jam ne konkurrence te mirefillte me to, pasi jam e re ne kete terren televiziv dhe s'mund te pretendoj qe kam eksperiencen e atyre apo dashurine e publikut qe kane ato. Nuk ndiej asnje problem mes kolegesh, jemi mire, pasi secila ka programin e vet. Sa per vete, them se gjithmone do te jem Eneda kengetare, pasi mendoj qe kam shume per te dhene e per te bere muzike ende. Ka kolege qe i vleresoj shume si prezantuese dhe qe jane: Albana Osmani, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Rudina Magjistari etj. Ndersa mes prezantuesve meshkuj me pelqejne Bledi Strakosha, Adi Krasta, sigurisht dhe Salsandro Rrapi (qesh).
(klotilda harka/panorama plus)

Eneda Tarifa: Pse Nuk Me Pelqen Martesa