>
BIOSHQIP

Eneda Tarifa është Shtatëzanë

24-11-2012
Moderatorja dhe këngëtarja, Eneda Tarifa është shtatëzanë dhe këtë herë me të vërtetë. Miq të afërt të këngëtares pohojnë zërat që kanë disa kohë që qarkullojnë rreth shtatzanisë së saj. E në fakt jo vetëm këto burime por edhe vetë format disi më të mbushura të Tarifës, dëshmojnë për këtë. Prej vitesh tashmë këngëtarja e talentuar bashkëjeton me të fejuarin e saj Erjon Zaloshnja. Mesa duket ka ardhur çasti që çifti të zgjerojë familjen e tyre me një beb të vogël. Ne të "TH&TH" i urojmë shtatëzani sa më të lehtë Tarifës si dhe vogëlushi apo vogëlushja që do të vij në jetë të ketë një jetë të gjatë e të lumtur. Eneda dhe Erjoni prej disa kohësh kanë çelur edhe një biznes, në të cilin bashkëpunojnë me Elton Dedën në lokalin "Rockstock".
(THASH&THEM)

Eneda Tarifa është Shtatëzanë