>
BIOSHQIP

Eneda Tarifa Pohon Se është Shtatzënë

08-12-2012
Eneda Tarifa pohon se është shtatzënë. Përveç shfaqjeve të përjavshme në spektaklin "Portokalli" ajo këndon në fundjavë në club-in më të ri "Rockstoc" në Tiranë së bashku me Elton Dedën, Kamela Islamajn dhe Marsela Çubukajn. Ajo pohon për Panorama Plus se kjo shtatzëni nuk do e kufizojë për punën dhe se aktiviteti i saj artistik do të vazhdojë normalisht. "Jam shumë mirë, sapo kam hyrë në muajin e katërt të shtatzënisë dhe nuk po heq asgjë nga aktiviteti im artistik me koncertet, aktivitetet e tjera dhe Portokallinë.

E pyetur për martesën ajo thotë se "nuk e kemi planifikuar pasi për ne të dy që bashkëjetojmë martesa është një konvencion. E rëndësishme është që ne do bëjmë një festë thjesht për qejfin tonë por se kemi vendosur kurrë".
(Panorama Plus)

Eneda Tarifa Pohon Se është Shtatzënë