>
BIOSHQIP

Eneda Tarifa: Martesa Nuk është E Domosdoshme

04-07-2013
Ylli i ekraneve shqiptare Eneda Tarifa ka pak më shumë se një muaj që është bërë nënë dhe tani e bija e saj Aria, është epiqendra e jetës së saj.



“Nuk di t’i numëroj momentet e bukura në jetën time, por lindja e vajzës ka qenë padiskutim kurora e gjithë këtyre çasteve. Një emocion i paprovuar më parë, sepse nxjerr një jetë nga trupi yt dhe ajo fillon ta shohë botën njëlloj si ti. Dëshira e parë që kisha sapo mora në dorë Arian, ishte t’ia tregoja të gjithë botës gëzimin tim, doja të bërtisja që ta merrnin vesh të gjithë se unë isha bërë me vajzë. Ndaj që në orët e para të Arias në këtë botë, publikova në “Instagram” një foto që na e bëri Erjoni”, ka thënë ajo për “Gazetën Shqiptare”.



Ajo gjithashtu ka treguar se do të vazhdojë me planet me “Portokalli” dhe se nuk do të ketë problem me humbjen e peshës pasi nuk kishte shtuar shumë kilogram. Ndërkohë ajo nuk e ka në plan dasmën.



“Për momentin jo, megjithëse e kam me qejf. Ne celebrimin në bashki e kemi bërë shumë të bukur, ishte diçka intime që menduam se do ishte thjesht për dokumente, por ndërkohë kur punonjësja e bashkisë filloi të lexonte atë betimin, filluam të emocionoheshim. Formula është kaq e bukur sa nuk mund të rrish ftohtë. Por për mua dhe Erjonin kishte ndodhur në mendje prej vitesh celebrimi, ndaj unë vazhdoj të mendoj që martesa nuk është e domosdoshme për ta mbajtur të gjallë një dashuri”, ka thënë Eneda.
(Express)

Eneda Tarifa: Martesa Nuk është E Domosdoshme