>
BIOSHQIP

Eneda Ditëlindjen E Feston Me...

30-03-2015
Pak pasi spektakli i së dielës Portokalli ka ulur siparin, këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa ka festuar ditëlindjen.

E në fakt 33 vjetori i sivjetshëm, ndryshe nga viti i shkuar ka ndryshuar vetëm me një shifër, sepse vendndodhja e festës ka qenë e njëjta.

Këngëtarja ka fikur qirinjtë e 33 vjetorit në lokalin e mikut të saj Elton Deda, ambient të cilin e frekuenton shpesh, ndaj edhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, surpriza i‘u bë pikërisht aty, vetëm pak minuta pasi akrepat e orës kishin njoftuar mesnatën transmeton noa.al

E në fakt në vend të numrit 33, miqtë kishin zgjedhur vetëm 3 qirinj të vendosur në një tortë të personalizuar, moment të cilin Eneda e ka shijuar tej mase e emocionuar.
(Indeksonline)

Eneda Ditëlindjen E Feston Me...