>
BIOSHQIP
Biografia
Një këngëtar shkupjan i gjeneratës së re si nga ana e muzikës, po ashtu edhe nga ana shpirtërore. Me muzikë merret qysh në fëmijëri, ku hapat e para i pati në Ansamblin EMIN DURAKU, më vonë për të vazhduar solo karrierën e tij si këngëtar. Ai eshte prezent nëpër ahengje të ndryshme familjare, në vend dhe rrethinë. Ka të realizuara shumë këngë të veta origjinale dhe disa potpuri këngësh popullore, të cilat janë në tregun muzikor, në kolazhe të ndryshme muzikore nga Produksioni Muzikor ALBANOTA si audio. Ai është prezent nëpër emisionet festive të vitit të ri. Jeton dhe vepron në Shkup.

Në Dhjetor 2012, Enes Seferi merr pjesë në Fest Nota e Artë 2012 me këngën "Shkupjanes".

Më datë 2 Nëntor 2018, Enes Seferi publikon videoklipin "Pa Ftyr".

Më datë 9 Korrik 2020, Enes Seferi publikon videoklipin "Bijat E Mia".
DËRGOI: