>
BIOSHQIP

Eni Koçi, E Talentuar Edhe Si Autore Këngësh

23-05-2014
Këngëtarja e njohur Eni Koçi bën me dije nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Twitter se tashmë teksti i këngës së saj të re është finalizuar. "U mbyll dhe teksti i këngës së re, love, romance, new song”, ishte mbishkrimi i Koçit i cili bën me dije se teksti i kësaj këngë do të ketë përmbajtje dashurie dhe romance. Ndërkaq këtë lajm më së mirë e kanë pritur fansat e saj të cilët në numër të madh kanë komentuar, duke mos hezituar të pranojnë se mezi po presin diçka të re nga e pëlqyera e tyre. Ndryshe këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj më shume rreth publikimit të këngës.


Eni Koçi, E Talentuar Edhe Si Autore Këngësh