>
BIOSHQIP

Enrika Derza: “Tani Jam Gati Për The Voice”

19-03-2014
Këngëtarja shqiptare, e cila po merr pjesë në The Voice of Switzerland, Enrika Derza, ka deklaruar se ajo synon që të arrijë sa më shumë në spektakël, e po ashtu të mësojë sa më shumë.

Enrika, e cila kaloi fazën e parë në The Voice të Zvicrës, atë të audicioneve të fshehta, ka arritur të mahnisë publikun zvicëran dhe mbarë evropian me interpretimin e saj të këngës “Listen”.



Pas performancës fantastike ku ajo fascinoi jurinë e cila i tha fjalët prej më të mirave për teknikën e saj të këndimit, ishte Enrika ajo që tha se këtë herë ndihet më ndryshe se sa në paraqitjen e saj në The Voice of Albania.

“Është shumë ndjenjë më ndryshe. Isha fëmijë kur arriva të kaloj disa faza në The Voice of Albania, isha shumë e pa përvojë”.

“Tani jam shumë më e përgatitur për çdo gjë dhe ndihem për mrekulli. Publiku më dha një ndjenjë të papërshkrueshme. Shpresoj dhe synoj të arrij sa më lart”, ka thënë Enrika.
(Telegrafi)

Enrika Derza: “Tani Jam Gati Për The Voice”