>
BIOSHQIP

Entela Zhula Preokupohet Nga Problemet E Shoqërisë Shqiptare

29-01-2014
Entela Zhula, këngëtarja e cila së fundmi ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Ditar" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Duke na rrëfyer më shumë rreth projektit të saj të fundit dhe të rejave prvate Entela thotë se është në pregaditje të disa projekteve të që do ti lansojë së shpejti... TeksteShqip: Entela, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Ditar". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Entela: Fillimisht dua të falenderoj përzemërissht videografer Olsi Beçi që realizoi videoklipin e këngës "Ditar". Me këngën "Ditar" kam marrë pjesë vjet në Top Fest, por duke qenë se nuk mori publicitetin e duhur, vendosa ta risjell më afër publikut nëpërmjet një klipi. Kënga është kompozuar dhe shkruajtur nga unë, ndërsa orkestrimi nga Stine. Është një këngë tendencë pasi vjen në rrymën dubstep, ndërsa teksti është një paralelizëm i personazhit me ditarin ku mund të shkruash gjithçka ndjen dhe mbeten rrëfime që vetëm një ditar mund ti fsheh.



TeksteShqip: Është projekti juaj i parë për këtë vit. Si mendon të eci mbarë? Entela: Deri tani nga komentet e të njohurve dhe të pa njohurve kuptoj që klipi është pritur shumë mirë nga publiku, pasi ka ngjyra, thjeshtësi, stil, dhe është një këngë që mbahet mend nga publiku. TeksteShqip: Ka disa muaj gjithashtu që ju ishit pjesë e festivalit Kënga Magjike me këngën "Human", e cila u pëlqye shumë nga publiku. Na trego pak më shumë rreth kësaj kënge? Entela: Kënga "Human" është këngë me kompozim dhe orkestrim të Andi Dhoska, ndërsa teksti nga unë. Është një këngë e rrymës dubstep gjithashtu dhe tema që përzgjodha për këtë këngë goditi tek publiku pasi ka një temë sociale ku të gjithë e gjejnë vetën. Teksti flet për ata njerëz që bëhen skllav të lekut dhe humbin konceptin e familjes, shoqërisë, dashurisë, dhe mbi të gjitha humanizmit, ndaj në këtë këngë është ndjenja humane ajo që kërkoj të rizgjohet tek njerëzit e mos tu bëhet mendja para. TeksteShqip: Sa është e ndikuar Entela nga problemet e tilla jo humane në shoqërinë shqiptare? Entela: Pikerisht këto probleme të tilla në shoqërinë tonë më frymëzuan të shkruaja këtë tekst. Sa herë na ndodh që të dëgjojmë në lajme vëllezer që vrasin njëri-tjetrin për një cop tokë, njerëz që hiqen si miq e bëjnë servilin ndërkohë që rrinë sepse kanë interesa, femra apo meshkuj që krijojnë marrëdhënie "dashurie" me dikë, për pasurinë që ata kanë dhe jo për dashuri, njerëz që shesin vetën për lek, apo edhe ata njerëz që mashtrojnë, vjedhin, vrasin, por edhe punojnë si robot për të nxjerrë para, dhe harrojnë se ka shumë gjëra të bukura dhe të thjeshta në jetë që të mbushin shpirtin e të kujtojnë që je njeri i gjallë.



TeksteShqip: Përse nuk shkuat në finale? Entela: Në finale kanë shkuar ata këngëtarë që janë votuar më shumë nga njëri-tjetri. Realisht prisja të merrja më shumë pikë nga këngëtarët e tjerë, prisja të vlerësohej kënga, por nuk ndodhi. Ajo që dihet është se këngëtarët bëjnë kompromis me njëri-tjetrin "Më jep kaq pikë, të të jap kaq pikë", gjë që unë nuk e bëra, sepse nuk më duket e pastër kjo mënyrë kompromisi për të marrë pikë, ndaj qëndrova indiferente në këtë pjesë. TeksteShqip: Cilat janë projekte e tua të ardhsme pas këtij klipi. Mendoni të realizoni ndonjë këngë tër re? Entela: Në fakt kam disa projekte, kam realizuar disa këngë dhe jam në ralizim të këngëve të tjera. Artistët me të cilët po bashkëpunoj për momentin janë Vullnet Ibrahimi, AES Records, Albin Budini, Sebastian Production... TeksteShqip: Do të merrni pjesë në Top Fest 11? Entela: Nuk e kam vendosur akoma nëse do marr pjesë në Top Fest 11, pasi kam marrë pjesë shumë herë në këtë format, dhe jam ndjerë e zhgënjyer sa e sa herë, pasi këngët nuk kanë marrë publicitetin dhe vlerësimin e duhur, megjithëse pjesmarrja në Top Fest është një mënyrë lançimi, dhe të qenit sa më afër publikut, ku u jep shumë mundësi të rinjve të prezantojnë krijimtarinë e tyre, por me 8 vjet pjesmarrje në Top Fest, nuk e kategorizoj më vetën tek të rinjt, ndaj nuk pres thjesht lançim nga Top Fest.



TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar kohëve të fundit nëpër koncerte? Entela: Përveç se këngëtarë punoj dhe Juriste, ndaj për sa u përket koncerteve, vetëm në fundjavë mund të angazhohem me perfomanca muzike live te stilit jazz, blues, bosanova etj. TeksteShqip: Po nga jeta private... Entela: No koment. TeksteShqip: Keni menduar të realizoni album? Entela: Po, e kam menduar të realizoj një album me përmbledhje të krijimitarisë time ndër vite, ndoshta së shpejti do e xnjerr një album. TeksteShqip: Entela të falenderojmë që gjete kohë të ishe në intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diç, ndonjë porosi për fansat.... Entela: Faleminderit ju! I falenderoj të gjithë personat që e vlerësojnë dhe e pëlqejnë muzikën që bëj unë, duke qenë se janë këngë të shkruajtura dhe kompozuara nga unë, është një pjesë e shpirtit që unë shkruaj, nuk bëj muzikë për treg, ndaj ndjehem shumë e lumtur kur muzika bëhet tingull jete.
(Teksteshqip.Com)

Entela Zhula Preokupohet Nga Problemet E Shoqërisë Shqiptare