>
LETERSISHQIP

Nje Minute Pa Ligj

E papritmas nje ze u afrua,
"Do te te jap nje minute hua."
E mora minuten dhe zhduka tuten,
njerez sot me lini t'ju tregoj rrugen.
Ik ligj shko tek zoti nga erdhe,
fillojne te hapen disa perde,
e shoh shpirtrat teksa dalin,
dreqin! Sa ngjasojne me kalin!
Me kal a me nje lloj tigri,
paska qene i vertete miti...
e une s'e dija qe qenkemi kafshe,
ama tani te gjitheve ua thashe!

Seksi i epshur filloi neper rruge,
morali kafshate e kapercyer me buke,
e nje pistolete diku zhurmaz u shkrep,
tingulli i ftohte i nje thike te mpreht.
E nga thika mu duk se degjova bomben,
cfare bera?! Shkaterrova boten...
Duke pritur paqen te vije minuti mbaron,
e rrotull nesh asnje tingull s'po degjon.

Tani heshtje ka perseri rreth meje,
do te nis te veproj perseri me leje,
ligji mbi mua bie si nje perde e hekurt,
e filloj te shqetesohem per keta te vdekur.
Te thashe nje minut pa ligj, jo BOTEN DIGJ!
Mesa duket bota ka nevoje per pak pervoje,
e njeriu u dashka te degjoje,
qe ne varr mos te perfundoje.
Anarki e madhe anarki e pergjakur,
ligjin do ta kerkoni kur ta keni perflakur!

DËRGOI: