Bari
Ky dëshmitar i andrrimit të qetë,
Që shputat e shkelin pa mëshirë,
Na ruen në gjiun e vet nji dëshirë
Të cilën me e thanë s’mujtëm vetë.
Ky dëshmitar i netëve të shurdhueme,
Që yjt i pajton në prehnin e vet,
Asnji tingull t’trilluem s’e flet,
Përveç rritjes së vet të pahetueme.
Ky shërues i luleve të plagosuna,
Që ngjyrën e syve ia fali prillit,
Dhe ernave urimin e vet të parë,
Ky dëshmitar i fjalëve të përsosuna –
Prej qerpikëve flakërues të diellit
Nji kunorë në ballin tim e ka varë.
- Poezi nga Enver Gjerqeku
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Enver Gjerqeku
Komente 0